Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë Pati shumë pyetje pas vrasjes së bujshme të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, por një ndër të parat që u ngrit në ato momente, lidhje me legjitimitetin e një lëvizjeje të tillë.
Lideri i njësisë elitë Quds ishte një figurë brutale, dhe forca e drejtuar prej tij konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht armiqësive të hershme, dhe përfshirjes në një lojë hijesh në Lindjen e Mesme, Amerika, në të vërtetë, nuk i ka shpallur kurrë zyrtarisht luftë Iranit. Ndaj vrasja e njeriut të dytë më të fuqishëm të republikës islamike, i cili mbante një pozicion të lartë shtetëror dhe ushtarak, është qartazi një “ekzekutim” sipas ekspertes së të drejtës ndërkombëtare, Mary Ellen O’Connell.
Pentagoni argumenton se sulmi i autorizuar nga vetë presidenti Donald Trump, i cili kishte për qëllim eliminimin e Soleimani, kishte për qëllim mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane jashtë vendit. Soleimani, sipas departamentit amerikan të mbrojtjes, po zhvillonte në mënyrë aktive plane “për të sulmuar diplomatët amerikanë dhe personelin e shërbimit në Irak dhe në të gjithë rajonin.” Deklaratat pasuese të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe vetë Trumpit gjithashtu e karakterizuan këtë vrasje si “ një ndëshkim” për gjakun që ka pasur gjenerali në duart e tij në të shkuarën. O’Connell ka një tjetër argument. Sipas saj, pavarësisht se vrasja inkuadrohet si pjesë e një konflikti të armatosur mes dy shteteve ose si vazhdë e politikave që synonte frenimin e terrorizmit, ajo nuk karakterizohet dot si veprim në vetëmbrojtje, pasi nuk ka pasur kurrë një aksion të plotë dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara nga Irani.
“Arsyeja ligjore e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Irak është të pengojnë Shtetin Islamik, e jo të luftojnë kundër Iranit. Për më tepër, milicitë e mbështetura prej tij. Ekzekutime të tilla, ligji i ndalon si në kohë paqeje, ashtu dhe në fushën e betejës”, shprehet Mary Ellen O’Connel.
Vrasja e paramenduar e një komandanti me paramendim e një komandanti të veçantë për ato që ka bërë në fushën e betejës, apo që mund të bëjë ndërkohë, është ndaluar sipas O`Connell nga ligji i konfliktit të armatosur që daton prej Konventës së Hagës në vitin 1907, dhe një protokolli të Konventës së Gjenevës në 1949 që thotë se “ është e ndaluar të vrasësh, plagosësh apo kapësh një kundërshtar në pabesi”.
/Irida Vasia/
Top Channel