Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Iraku. Thirrja vjen pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga presidenti Donald Trump.
SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane. Ali Khamenei: Prisni hakmarrje të ashpër
“Për shkak të tensioneve të ngritura në Irak dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e SHBA-së nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan.
Gjenerali Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane. Ai ishte Komandanti i Forcës elitë Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit. Vrasja e tij nga shumë ekspertë po konsiderohet si momenti më delikat në Lindjen e Mesme që pas Luftës së Irakut.
Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.
Qeveria franceze gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë larg çdo tubimi në Iran.
Drejtuesit e Iranit kanë reaguar ashpër duke paralajmëruar hakmarrje të ashpër ndaj Uashingtonit, ndërsa Kina dhe Rusia kanë dënuar vrasjen e Qassem Soleimani, duke i bërë thirrje SHBA-së që të tregojë vetëpërmbajtje dhe të mos cënojë stabilitetin e Lindjes së Mesme.
Iraqis — Iraqis — dancing in the street for freedom; thankful that General Soleimani is no more. pic.twitter.com/huFcae3ap4
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) January 3, 2020
Top Channel