Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë, që shkaktoi vdekjen e dy kalimtarëve.

Siç shihet edhe nga video e publikuar nga Top Channel, një prej automjeteve futet me shpejtësi në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër. Pas përplasjes, automjetet goditën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, duke i lënë të vdekur.

Policia ka arrestuar shoferët Etjon Lazri dhe Edmond Murati pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA