Pas lajmit për vrasjen e gjeneralit më të madh në Iran, Kasem Sulejmani, pas një sulmi me dron, reagimi nga Teherani ishte tepër i ashpër. Krerët më të lartë të vendit premtuan se do të ndërmarrin një hakmarrje të detyruar nga SHBA-të.
Por Donald Trump nuk duket se ka ndërmend t’i zbutë gjakrat me Iranin. Ai shkroi në llogarinë e tij në Tuiter, këtë të premte: “Irani s’ka fituar asnjë luftë, por s’ka humbur asnjë negociatë”.
Më pas, Trump shtoi në një postim tjetër: “Gjenerali Kasem Sulejmani ka vrarë dhe ka plagosur rëndë me mijëra amerikanë për një periudhë të gjatë kohe, dhe po planifikonte të vriste shumë të tjerë. Ishte përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshi protestuesit e shumtë që janë vrarë edhe në Iran. Edhe pse Irani nuk e pranon, Sulejmani urrehej dhe ia kishin frikën në vend. Iranianët nuk janë aq të trishtuar sa ç’e bëjnë udhëheqësit e tyre. Duhej të ishte vrarë vite më parë.”
Top Channel