Sulm terrorist në Paris? Vritet me thikë një person dhe plagosen disa të tjerë, policia qëllon për vdekje sulmuesin

03/01/2020 16:09

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një periferi të Parisit.

Një njeri goditi me thikë një numër kalimtarësh në Villejuif, rreth 7 km (4 milje) në jug të kryeqytetit francez, të Premten, ku fatkeqësisht njëri prek kalimtarëve humbi jetën.

Sulmuesi u ndoq nga policia dhe u qëllua për vdekje. Disa raporte thanë se ai kishte veshur një jelek shpërthyes, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

Katër persona besohet të jenë qëlluar me thikë dhe dy raportohet se janë plagosur rëndë. Sulmi u zhvillua jashtë një supermarketi dhe objektivat duket se janë zgjedhur rastësisht.

Policia ka këshilluar njerëzit të shmangin zonën, e cila është afër parkut shtetëror Hautes-Bruyères.

Motivi i sulmuesit nuk është ende i qartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA