
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Për LDK-në sot nuk do të jetë ditë pushimi. Këshilli i Përgjithshëm I kësaj partie pritet që të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.
Këshilli do të diskutojë për hapat e mëtutjeshëm pas krijimit të situatës së re ku Vetëvendosja propozoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufca ku i njëjti mori votat e nevojshme për këtë pozitë.
Ky vend i ishte premtuar LDK-së në bisedimet për koalicion të mundshëm qeverisës.
Përveç sot LDK do të takohet edhe të hënën ditën kur kryetari i VV-së Albin Kurti do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Top Channel