Presidenti i Këshillit evropian: Dhuna dhe “provokimet” në Irak duhet të ndalen

03/01/2020 17:40

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimit të dhunshëm dhe provokues në Irak, duke paralajmëruar në një deklaratë kundër një “flakërimi të dhunës” në rajon.

“Cikli i dhunës, provokimet dhe hakmarrjet të cilat kemi parë në Irak gjatë disa javëve të fundit duhet të ndalen,” tha Michel, duke shtuar se “përshkallëzimet e mëtejshme duhet të shmangen me çdo kusht.”

“Rreziku është një shpërthim i përgjithësuar i dhunës në të gjithë rajonin dhe rritja e forcave të paqarta të terrorizmit që lulëzojnë në kohë tensionesh fetare dhe nacionaliste,” paralajmëroi Michel, duke përsëritur se Iraku mbetet një vend “shumë i brishtë”.

Deklarata e Michel është përgjigjja e parë kolektive nga Bashkimi Evropian pas një sulmi me avionë droni të SHBA në Bagdad, i cili vrau komandantin e lartë ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani.

  E plotë/ Kush ishte Qasem Soleimani dhe pse SHBA e kishte nën shënjestër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA