Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.

Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin e notuar i patrazuar nga kureshtarët por nuk i ka shpëtuar kamerës së Top-Channel.

Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë.

E pas kësaj interviste për Top-Channel, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA