Kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani, u ndez fitili i luftës shkatërruese në rajon

03/01/2020 12:14
Adil Abdulmahdi

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi, deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin.

Sipas asaj që raporton Anadolu Agency, Abdulmahdi në deklaratën me shkrim dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm të ushtrisë amerikane në të cilin u vra Soleimani, duke nënvizuar se ai ka qenë simbol i fitores mbi ISIS-in.

“Atentati ndaj një udhëheqësi zyrtar ushtarak irakian përbën armiqësi ndaj popullit, shtetit dhe qeverisë irakiane. Likuidimi i udhëheqësve ushtarakë nga vendet irakiane dhe vëllazërore (Irani) në territorin e Irakut është një shkelje e sovranitetit të vendit tonë, një sulm për nderin e këtij vendi. Për më tepër, ky sulm ndezi fitilin e një lufte shkatërruese në Irak dhe rajon. Sulmi gjithashtu bie ndesh me kushtet e qëndrimit të trupave amerikane në Irak”, porositi Abdulmahdi.

Abdulmahdi po ashtu thirri Kuvendin e Irakut në seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të debatohet për sulmin.

Kryeministri irakian tha se thirrjen e ka bërë për të marrë vendimet e nevojshme në kuadër të vërtetimit të pozitës zyrtare irakiane, mbrojtjen e sigurisë dhe sovranitetit.

Në sulmin e mbrëmshëm në aeroportin në Bagdadit është vrarë komandanti Soleimani, i cili kryesonte njësinë elitare iraniane të Gardës Revolucionare, ndërsa SHBA-të njoftuan se sulmin e kanë kryer forcat amerikane me direktivë të presidentit të vendit, Donald Trump.

  (FOTO) Detaje nga vrasja e Soleimanit/ U bë copash nga predha, trupi iu identifikua vetëm nga unaza

  Vrasja e Gjeneralit/ SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA