Një 39-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë si dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Bëhet fjalë për D.G., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Policia u vendos në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dyshohej se D.G., ishte konfliktuar me një shtetas tjetër në fshatin Buçimas dhe më pas ishte larguar me mjetin e tij tip “Volkswagen”. Gjatë momentit të shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, si edhe nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel