Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para.
Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të pushojnë, dhe të shijojnë ditët e para të Vitit të Ri 2020, punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.
Falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe punës së tyre të palodhur, rrugët e kryeqytetit janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janarit, ndonëse moti është i ftohtë.
Mijëra qytetarë pritën në sheshin “Skënderbej” ndërrimin e viteve, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkaq, fshati i festave i organizuar në shesh vijon të jetë më i frekuentuari.
Top Channel