Një banesë është djegur rreth mesnatës në fshatin Kuqar të Patosit. Burime të pakonfirmuara thanë se kjo shtëpi është e autorit të vrasjes së dyfishtë në urgjencën e spitalit të Patosit.
Shtëpia e gardianit të burgut të Fierit është përfshirë nga flakët. Martin Skëndaj qëlloi me pistoletën e shërbimit dy të rinjtë nga fshati Kuqar i Patosit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërsa tjetri ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Fierit. Viktimat janë Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.
Skëndaj me detyrë gardian burgu, qëlloi ndaj dy të rinjve me armën e shërbimit, për shkak të një konflikti që kishte nisur për një lidhjen që një prej viktimave kishte krijuar me motrën e autorit të ngjarjes.
Zjarrifikësit e Patosit ndërhynë për fikjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.
Banesa është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Familjarët janë larguar menjëherë pas varsjes së kryer nga gardiani i burgut. Familja e autorit të krimit me njërin prej viktimave ishin fqinj.
Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Top Channel