![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/C0A29F51-C758-40BB-BDFD-481840D8B565_w1597_n_r1_st_s_sd-800x450.jpg)
17/02 16:33
Fotot e rënda nga Nju Sauth Uellsi i Australisë tregojnë një katastrofë të vërtetë, me qyteza të shkatërruara e gjallesa të ngordhura ose të etura për ujë.
Banorët e Rosedejllit, 18 km në jug të Bejtmen Bejit, u detyruan të largohen në natën e ndërrimit të viteve, pak orë para se zjarri të rrethote gjithë qytezën.
Fotot e bëra të premten tregojnë disa zona të qytezës bregdetare që janë bërë hi, me pronat e djegura dhe me dëme materiale të pallogaritshme.
Shërbimi Rural i Zjarreve tha këtë javë se në të gjithë rajonin janë djegur me qindra shtëpi, bashkë me makinat e lëna pas nga banorët e frikësuar.
Top Channel