Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm ne qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi ne rreth orës 8.00 në lagjen Partizani. Dy persona, nëna dhe i biri sapo kishin ndezur zjarrin. Prushin e kishin vendosur në një mangall për tu ngrohur, kur një shkëndijë ra në dysheme, e cila më pas ka marrë flakë.

Në pamundësi për të shuar zjarrin që të dy kanë dalë jashtë banesës. Komshinjtë njoftuan zjarrëfikësit të cilët mbërritën me dy automjete dhe munden te fikin zjarrin, por banesa është bërë e pabanueshme. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje dy pjesëtarët e familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA