Koha e bukur dhe pushimet e fillim vitit kanë bërë që shumë njerëz ta nisin 2020-ën me shëtitje, vrap e ushtrime.

Këto edhe për të djegur kaloritë, që i marrim gjatë darkës së ndërrimit të viteve.

“Kemi ngrënë aq shumë, sa na duhej kjo shëtitje e mrekullueshme në ajër të pastër. Unë e kam lënë makinën te Brryli dhe kam ecur në këmbë. Hëngra më shumë se zakonisht, meqë është festë, por edhe kam bërë stërvitje intensive për të djegur kaloritë”, thonë qytetarët.

Ka një kategori njerëzish që mbajnë një regjim të hekurt dhe nuk abuzojnë kurrë me ushqimet.

“E kam të përditshëm këtë regjim. Më dhemb koka po nuk erdha këtej. Kam ngrënë si çdo ditë. Nuk i njoh kafenetë, më mirë bëj ecje dhe ndihem shumë mirë me shëndet”, thonë disa të tjerë.

Në këndin e ushtrimeve tek Kodrat e Liqenit takojmë edhe një mjek i cili bën një apel që na bën të reflektojmë.

“Ne jemi vend që po kërkojmë të anëtarësohemi në BE. E kemi tejkaluar urinë ne. Më vjen keq që njerëzit tanë vuajnë, trajtohen dhe operohen për probleme kardiake si në asnjë vend tjetër të Europës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA