Muhamet Mustafa: Qeveria e ardhshme duhet të rrisë investimet në 700 milionë Euro

02/01/2020 22:34

Ekonomisti Muhamet Mustafa ka theksuar se rritja e tashme ekonomike rreth 4%, sado që shumë e quajnë solide për Kosovën, nuk është e mjaftueshme.

“Për të marrë drejtimin e duhur, duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika që rritin ofertën e vendore të produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport.

Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milionë Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion në vit”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i Mustafës në Facebook:

QEVERIA E RE DUHET TE RRITE INVESTIMET VJETORE PUBLIKE DHE PRIVATE PER RRETH 700 MILION EURO

Marrja e një rruge zhvillimi ekonomik me ritme me te shpejta çfarë i duhet Kosovës mbetet edhe ne vitin 2020 është çështja me me rendësi. Rritja e tashme ekonomike rreth 4% sado që shume e quajnë solide për Konen nuk është e mjaftueshme.

Ky ritëm i rritjes ekonomike jo vetëm qe është me tepër një rritje nga inicioni i disa faktorëve qe lidhen me stadin zhvillimor dhe disa faktorë qe vijnë nga jashtë, por është fragjil dhe jo e qëndrueshme.

Për te marre drejtimin e duhur duhet fuqizuar forcat e brendshme zhvillimore dhe promovuar e zbatuar politika qe rritin ofertën e vendore te produkteve për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kjo kërkon një rritje te investimeve publike për nja 200 milion Euro dhe një rritje te investimeve private 500 – 700 milion ne vit.

Ndërkaq te rritja e investimeve publike ka probleme te mëdha me deformimet ne strukturën e buxhetit qe janë krijuar me rritjen e pagave te sektorit qeveritar, pra me koston e la rte te Qeverise dhe administratës, një kosto tepër te larte për nivelin e zhvillimit te vendit . Ndërkaq rritja e investimeve private mbetet peng i dobësive ne qeverisjen makroekonomike , mos zbatimin e ligjit dhe korrupsioni i larte.

Qeveria e re duhet te ballafaqohet me këto probleme jo te lehta . Nga ana tjetër situata ne shoqëri përgjithësisht mbetet peng edhe i defekteve ne krijimin dhe funksionimin e institucioneve qe prodhohen nga lufta primitive pulitke grupore e partiake për pushtet, duke e vene pushtetin si qëllimin primar për te servisuar kastat partiake dhe te interesit grupor politik e ekonomik.

Mbeten shume te panjohura si se do te rrjedhin gjerat këtu, pas konstituiMit te legjislaturës se shtate te Kuvendit. A do te krijoje ky moment një praktike te re institucionale apo negociatat për pushtet do ta devalvojne edhe ketë dhe do te hyjmë ne një situate pritjeje, status kvo, e cila do te rrite apatinë me shume probleme shoqëruese degjeneruese.

Uroj me qe te ndodhë e kundërta dhe te ketë një kthjellim ne logjiken dhe sjelljet e aktoreve politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA