Haradinaj: Avniu ishte shembulli më i mirë se si duhet vendi

02/01/2020 23:31

Me rastin e një vjetorit të ndarje nga jeta të ish-ushtar të UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, Avni Malë Hyseni, u mbajt akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Përveç familjarëve të Avniut, të pranishëm ishin shumë bashkëluftëtar të tij dhe përfaqësues të institucioneve të vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj tha se, Avniu me kontributin e tij për çështjen kombëtare, mbetët shembulli më i mirë i të gjithë luftëtarëve të pas luftës.

“Natyrisht se një vit pa Avniun është humbje jo vetëm për familjen dhe bashkëluftëtar, por edhe për vendin, kur e dimë se edhe pas çlirimit të Kosovës, Avniu nuk e ndali përpjekjen e tij për lirinë e vendit. Avniu iu bashku luftëtareve në Luginë, Avniu vazhdoi betejën për lirimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe mendoj se deri në momentin e fundit.

Avniu ishte shembulli më i mirë se si duhet vendi, si duhen bashkëluftëtaret, si respektohen jo vetëm sakrifica, por edhe vlerat, çoftë në aktivitetet kulturore të pa numërta, çoftë duke iu gjendur afër njerëzve kur kanë nevojë. Unë mendoj se shembulli më i mirë i gjithë luftëtarëve të pas luftës, është shembulli i Avniut”, tha Haradinaj.

Përfaqësuesi i brigadës 136, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valdet Hyseni tha se veprat e Avniut gjithmonë do të mbesin të gjalla, pasi tij Avni Hyseni ishte gjithmonë i gatshëm dhe i përgatitur për ta mbrojtur atdheun.

“Jemi sot këtu qe ta respektojmë kujtimin për një burrë që na la para një viti, por që me veprën e tij është dhe do të jetë gjithmonë në mesin tonë. Avniu u lind me një familje me vepra kombëtare, ku që nga fëmijëria hetoi peshën e robërisë dhe kuptoj amanetin e të parëve për sakroficë deri në flijim… Për mua Avniu ishte njëri ndër luftëtarët më të çmuar, sepse ai me zotësinë e tij dëshmoi jo vetëm forcën dhe përgatitjen fizike, por edhe përkushtimin për traditën e vendit dhe dashurinë në ruajtjen e kësaj tradite”, tha Hyseni.

Në emër të familjes Hyseni, vëllai i të ndjerit, Adnan Hysenaj falënderime për të gjithë ata që vlerësojnë dhe nderojnë veprën e Avniut.

“Prezenca juaj sot edhe pse kaluan një vit, nderon rrugëtimin e Avniut, kontributin e tij për kombin dhe atdheun. Ne si njerëz, kur na jepet mundësia me jetuar fal Zotit të madhërishëm, para nesh kemi disa obligime dhe detyrime, të jetojmë ndershëm, të punojmë ndershëm, të kontribuojmë ndershëm, të rrugëtojmë ndershëm dhe nga ai rrugëtim të krijojmë një histori të ndershme, kjo histori është e vetmja që mbetët pas nesh. E tillë ishte jeta e Avniut, ishte puna, kontributi dhe rrugëtimi, e tillë mbeti edhe historia e tij që u nderu e u respektua nga dita në ditë”, tha Hysenaj Hysenaj.

Avni Hyseni, ish-ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, i cili ndërroi jetë më 31.12.2018./Kosova Press

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA