Festat e fund vitit kaluan në çadër për familjen e Zyber Ferhatit nga fshati Pekisht i Peqinit.

Banesa ku jetonte familja Ferhati me 6 persona, mes të cilëve dy fëmijë, u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Ekspertët vlerësuan se ajo ishte e pabanueshme dhe familja u strehua në këtë çadër.

Në mes të dimrit jetesa në çadër është mjaft e vështirë. Ndërkohë që pritet një zgjidhje përfundimtare Bashkia e Peqinit është duke kërkuar banesë me qira për familjen Ferhati, e cila nuk pranon të largohet nga fshati. Ndërsa ndërtimi i një banese të re dhe një zgjidhje përfundimtare për familjen duket se është e vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA