Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve nga Tirana. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E.M 36 vjeç dhe E.L 31 vjeç.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, 36 vjeç, banues Tiranë, dhe E. L, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Më datë 02.01.2020, rreth orës 15.00, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi E.M, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhetuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus” dhe është përplasur me automjetin tip Volksëagen me ngjyrë gri me taraga AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi E. L, ku si pasojë e perplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët shtetasen H. S dhe shtetasin E. B, të cilët kanë qenë duke ecur ne trotuar, ku si pasoje e goditjes kanë gjetur vdekjen ne vend.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të metejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA