Qendra artizane në qytetin e Beratit ka zgjedhur ta prezantojnë ndryshe këtë fundvit me panairin e punimeve me dorë.

Me qëllimin e nxitjes të moshave të reja për këtë punë artistike, artizanet jo vetëm ekspozuan punimet, por edhe punonin gjatë ditëve të eventit.

Vizitorët vendas e të huaj jo vetëm që shikonin me kureshtje por edhe merrnin pjese së bashku me artizanët, duke vënë në provë aftësitë e tyre.

Kryetarja e kësaj qendre Adelina Theodhori shprehet se këtë vit artizanët sollën një risi, duke lejuar edhe qytetarët të punonin së bashku me ta.

Punimet artizane janë shumë të kërkuara, veçanërisht nga tregu i huaj. Angazhimi i të rinjve për të marrë një profesion në këtë fushë është shumë premtues edhe për turizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA