Një pjesë e qendrës së Prishtinës është pa energji elektrike që nga ora 13:00 e ditës së sotme.

Banorët e ndërtesave dhe shtëpive që janë pa energji elektrike, kanë tentuar tërë ditën që të marrin një informacion zyrtar për mungesën e energjisë, e kanë pasur problem që të kontaktojnë zyrtarët e KEDS-it. Në një rast banorëve u është thënë se ende nuk e dinë se ku është defekti që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Kurse sipas disa informatave, është djegur trafoja e energjisë elektrike, ndërsa zyrtarët e KEDS-it nuk kanë dal në vendin e ngjarjes, duke pohuar se nuk i kanë çelësat e trafosë.

Banorët e ndërtesave që nuk kanë rrymë, janë detyruar të largohen nga banesat për shkak se ngrohen me rrymë, dhe në temperaturat shumë të ulëta që kanë përfshi vendin, e kishin të pamundur që të rrinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA