Martesa është një ceremoni që e ndërron çdo vajzë në moshë fare të re. Të ndikuar edhe nga filmat vizatimor, fëmijët sidomos vajzat përpiqen që ta ëndërrojnë një moment të tillë si një përrallë.
Edhe kur rriten idetë e tyre nuk ndryshojnë, ajo ditë do të jetë më e veçanta, dhe askush dhe asgjë nuk mund ta prishë atë. Është simbol i ceremonisë tashmë që të sapomartuarit të hedhin në drejtim të ajrit dy pëllumb të bardhë në shenjë të paqes. Por për një çift britanik jo çdo gjë shkoi sipas pritshmërive.
Çifti shikohet në derën kryesore të një kishe ku siç duket kanë kryer ceremoninë martesore, pasi kanë marrë bekimin e priftit dhe i kanë dhënë premtimet njëri tjetrit.
Të gjithë vëmendjen e marrin pëllumbat të cilët priten që të lëshohen në qiellin e hapur. Por gjatë këtij momenti pëllumbi që ka në dorë gruaja bien humbet ekuilibrin dhe bien në tokë gjatë lëshimit. Këto raste konsiderohen gjerësisht si një ters, por të sapo martuarit e kaluan me shumë sportivitet këtë episod dhe vazhduan më tej me festimet e dasmës.
Top Channel