Në kabinetin e shkollës! Një muaj paraburgim për mësuesin nga Peja, që sulmoi seksualisht nxënësen

30/12/2019 11:23

Një muaj paraburgim është kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë për profesorin që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij të mitur në shkollë.

Më 27 dhjetor, mëngjesin e së premtes që lamë pas, profesori nga Peja me inicialet Xh.J., kreu veprën penale “sulm seksual”.

I pandehuri, në ora 07:20, në kabinetin e shkollës, kishte filluar të prekte nxënësen e tij të mitur për qëllime seksuale, ndërkohë që ditë më parë i kishte thënë nxënëses të vinte për ta ndihmuar.

“Me datë 27.12.2019, rreth orës 07:20 minuta, në Pejë, në kabinetin e shkollës, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj”, thuhet në njoftim.

Pas provave të mbledhura, Gjykata Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej një muaj për të pandehurin,  profesorin me inicialet Xh.J.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA