Konjufca: Në negociata Serbisë t’i vihet kusht zbardhja e fatit të të pagjeturve

30/12/2019 13:21

Familjarë të personave të pagjetur kanë vendor kurora lulesh sot pranë obeliskut të personave të zhdukur në sheshin e Prishtinës. Ata kanë kërkuar që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë se ku ndodhen më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Në homazhe, familjarëve u janë bashkuar edhe përfaqësues të institucioneve, në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, që për herë të parë u paraqit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili tha se Serbisë duhet që kjo çështje t’i vihet kusht në negociata.

Familjarët, të lodhur në 20 vjet pritje për një lajm se ku ndodhen eshtrat e më të dashurve të tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, dolën sot për përmbyllur vitin 2019 me kërkesën e vetme që kanë tash e dy dekada, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ata thonë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e di se ku ndodhen trupat, andaj, ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion për ta mbyllur këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA