Cancale në gjirin e Mont Saint Michel, në Francën veriore, mund të jetë i famshëm jo pak për shkak të fermave të tij të gocave të detit. Por tani, qyteti po ëndërron njohjen nga UNESCO si pjesë e trashëgimive botërore.
“Ne këtu po punojmë për një prodhim të mirë për fundvit pasi duke qenë se gocat e detit nuk rriten në pranverë, duhet të bëjmë maksimumin tani. Ka disa radhë që janë rritur sa duhet, të tejra jo, ndaj duhet të presim”.
Cancale është një qytezë piktoreske, prej kohësh e konsideruar si kryeqyteti i gocave të detit në Bretanjë e ndoshta edhe në të gjithë Francën, por tani, ai po konsiderohet nga UNESCO, që e ka shtuar në listën e trashëgimive kulturore botërore për shkak të ekspertizës së tij në ushqimin e molusqeve.
Të rritur në det të hapur, molusqet e Cancale, merren nga rrymat e gjirit të Mont Saint Michel, dhe janë të famshme për jodin dhe shijen e këndshme. Ato janë tashmë të famshme në botë dhe një vlerësim final i UNESCO-s sigurisht që do të tërheqë fansa të rinj në Cancale, ku 50 fermerë molusqesh kanë punësuar 300-400 persona dhe rrisin rreth 5 mijë tonë goca deti në vit.
Top Channel