Anulohet hedhja e fishekzjarreve në Australi/ Situata e zjarreve ndikon në festime

30/12/2019 14:12

Spektakli i fishekzjarreve në momentin e ndërrimit të viteve, në kryeqytetin australian, Canberra, është anuluar ndërsa situata me zjarret është përkeqësuar në mesin e të nxehtit të verës dhe tani po bëhet presion edhe për anulimin e festimeve ikonike në Sidnei.

Temperaturat të martën do të arrijnë 38 gradë celcius në kryeqytetin Canberra dhe 33 gradë celcius në Sindei. Tym i zi ka mbuluar sajtet ikonike gjatë muajve të fundit dhe pritet që situata të jetë e njëjtë edhe të martën.

Situata pritet madje të përkeqësohet akoma më tej. Zjarret i kanë marrë jetën nëntë personave dhe kanë shkrumbuar më shumë se 1 mijë shtëpi gjatë muajit të kaluar, me Nju Sauth Uellsin, shtetin me popullatë më të madhe, që po mban peshën më të rëndë. Ka patur 97 vatra zjarri në Nju Sauth Uells, të hënën, me 43 prej tyre që ende nuk janë vënë nën kontroll. Zjarret janë ndaluar tërësisht në 10 shtete, përfshirë Sidnein.

Këshilli i qytetit të Sidneit miratoi spektaklin e fishekzjarreve në momentet e ndërrimit të viteve edhe pse autoritetet paralajmëruan se ai duhej anuluar për shkak të situatës me zjarret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA