Edhe pse ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës, fshati Nartë ndjen braktisjen edhe në prag festash.

Dikur ky fshat merrte jetë për festat e Pashkëve, Krishtlindjeve apo edhe për Vitin e Ri, por sot kjo nuk ndodh më.

Ky fshat kryesisht i banuar nga mosha e tretë duket bosh pasi një pjesë e tyre janë larguar për të festuar pranë fëmijëve që jetojnë në qytete të tjera apo jashtë Shqipërisë. Vetëm pak banorë të moshuar që jetojnë në qytete të tjera apo jashtë Shqipërisë. Vetëm pak banorë të moshuar kanë vendosur të qëndrojnë aty për ndërrimin e viteve.

Në rrugët e fshatit ndihet zbrazëtia dhe rrallë shihet ndonjë prej banorëve të moshuar duke qëndruar në pragun e shtëpisë e me sytë nga kalojnë makinat, në pritje të familjarëve të tyre.

Trishtimi shtohet më tej në Nartë kur shikon shtëpi e dyer të mbyllura, një pjesë e tyre të rrënuara. Edhe lokalet janë thuajse të zbrazur, e ku edhe ata pak njerëz që gjenden kalojë kohën duke luajtur domino apo duke konsumuar një pije me njëri-tjetrin.

Top Channel