Dy sportistët e rinj, Rona dhe Reald Emerllahu , po e përmbyllin vitin 2019 me shumë suksese.
Rona dhe Realdi që janë motër e vëlla, janë karateistë nga Ferizaj, gjatë vitit që po lëmë pas kanë fituar 54 medalje dhe një kupë.
Në garat e shumta që janë mbajtur në Kosovë dhe rajon, ata po ashtu kanë marrë edhe dhjetëra mirënjohje dhe diploma.
Ata vijojnë trajnimet në Klubin e karatesë “Sharri” në Ferizaj dhe shpresojnë që sukseset e deritashme t’i vazhdojnë edhe në të ardhmen, në gara kombëtare, ndërkombëtare dhe olimpike, duke i sjellë Kosovës edhe më shumë medalje, në sportin që e duan shumë.
Rona është nxënëse e klasës së nëntë dhe ka të botuara dy vepra letra, kurse Realdi është nxënës i klasës së gjashtë dhe ka të botuar një vepër letrare./KosovaPress/
Top Channel