Manchester City nuk ia doli të merrte qoftë një pikë në fushën e Wolves, që e mposhti 3-2 me përmbysje në “Molineux Stadium” (Ëolverhampton) në sfidën e fundit të javës së 19-të të Premier League-s, me Liverpoolin që mbetet +14 pikë nga rivalët kryesorë për titull.
Citizens, të kushtëzuar nga ndëshkimi i portierit Ederson me karton të kuq që në minutën e 12-të, nuk arritën të ruanin epërsinë e dyfishtë të krijuar në pjesën e parë nga golat e Sterlingut, që shënoi fillimisht në minutën e 25-të, pas ekzekutimit të një 11-metërshi (topi u prit fillimisht nga portieri, por shkoi sërish në këmbët e sulmuesit të Citizens) dhe më pas në minutën e 50-të, pasi u shërbye nga De Bruyne.
Wolves dhuroi spkektakël në fraksionin e dytë, duke përmbysur shifrat me golat e Traore (55’), Jimenez (82’) dhe Doherty (90’).
Në ndeshje që nisi keq dhe u mbyll po keq për Pep Guadiolën, i cili humbi mundësinë për të fituar ndeshjen e 100-të në Premier League në krye të City-t dhe për të thyer rekordin e Jose Mourinhos si trajneri që arrin një “shekull” me fitore me numrin më të vogël të ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit anglez.
Mourinho 100 suksese në Premier i ka arritur në 142 takime. Guardiola (99), gjithsesi, do të ketë edhe tetë takime të tjera në dispozicion për t’ia rrëmbyer primatin portugezit.
Kjo ishte hera e parë që nje ekip mposhte Guardiolën në dy ndeshje brenda një sezoni pasi ujqërit edhe në fazën e parë fituan 0-2.
Top Channel