Lajmet më të lexuara të vitit 2019. Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.
Këngëtari Noizy në një lidhje direkte për Top Channel, ka thënë se është dhunuar nga forcat e policisë.
“Po pastrojmë tullat, janë bashkuar të gjithë soletat bashkë dhe janë shumë të vështirë për të nxjerrë soletat, më vonë shkojmë më vonë nga stadiumi dhe gatuajmë, unë u interesova nëse ka njerëz që duan të bëjnë ushqim, dhe më thanë që ushqim ka boll por nuk janë të gatuara, mora disa tenxhere të mëdha në hotelet përreth”, tregon ai në “Ftesë në 5”.
Ndërkohë këngëtari tregon se një nga efektivët prezent ka tentuar të ushtrojë dhunë ndaj tij: “Jo unë do të ndihmoja çdo person në çdo vend por këtu qëlloi dhe këtu jam ndodhi në qytetin tim dhe do ndihmoj, fakti që ndodhi në Shqipëri më dhemb nuk ka lidhje qyteti fshati.
Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi shikoj se ka ardhur forcat renea njëri prej këtyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar un nuk jam fëmijë por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk jam dolën, jam carë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Zbrit poshtë nga këtu.
Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noyzi por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Nuk është ashtu sepse janë disa persona që po zihen me këtë person, Unë me shpresë të zotit do të shkojmë bashkë në stadium, i bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë nevojë të hanë, Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, tha ai.
Ndërkohë sjellim edhe një foto të efektivit që thuhet se ka dhunuar këngëtarin.
Top Channel