Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon që policia atje të jenë më vigjilente ndaj lëvizjeve të shpeshta të shtetasve ruse.
Nuk është e lehtë për të siguruar rendin publik në një vend që është ende në tranzicion, në një vend ku përgjegjësitë e rendit publik dhe të sigurisë janë të organizuara në atë mënyrë që ka plot partnerë të sigurisë.
Policia ka mbuluar vakumin më të madh të mundshëm të përgjegjësisë të rendit publik, besoj edhe në siguri edhe iu inkurajoj ta ndjeni këtë përgjegjësi edhe në të ardhmen mos krijonin që të krijohet vakum që do të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publik të sigurisë besa të përfitoj edhe terrorizmi, por jo vetëm terrorizmi por përfitojnë edhe mekanizma që janë të motivuar armiqësisht ndaj Kosovës në të kaluarën e kemi pasur rrezikun dhe ende është permanent terrorizmin dhe mos të harrojmë ndikimin rus në Ballkan.
Dëshirë e tyre që agjendat tyre t’i plasojnë në Ballkan dhe Kosovë. Kohët e fundit jemi dëshmitarë që ka një frekuencë më të madhe të lëvizjeve të shtetasve rusë, pra duhet ta kemi parasysh që Kosova duhet të jetë vigjilente të mbrojë veten.
Për punën dhe angazhimin e bërë në Policinë e Kosovës, Haradinaj nderoi me medaljen Gjergj Kastriot-Skënderbeu drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ndërsa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa u shpreh policia si institucioni me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve të Kosovë po e kryen plotësisht detyrën e saj.
Top Channel