Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vjen me një urim të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ndan me të gjithë qytetarët urimin e saj duke shkruar se në tavolinën e festës duhet të jenë sa më shumë shqiptarë të cilët duhet të konsumojnë sa më shumë produkte bio duke mos lënë pa përmendur mundin dhe djersën e fermerëve dhe agropunonjësve në Shqipëri.
“BLEJ SHQIP, KONSUMO SHQIP, GËZO SHQIP
Të nderuar miq!
Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës.
Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin.
Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.
Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë.
Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.
Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare dhe të mbështetjes për njëri-tjetrin.
Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinë.
Blej shqip, konsumo shqip, gëzo shqip.”, shkruan Kryemadhi në Facebook.
Top Channel