Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për caktimin e emrit të kryeministrit i cili do ta formoj qeverinë.
Por, takimi i paraparë në ora 13:30 nuk u realizua.
Në arsyetimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Kurti e ka të pamundur të takohet me presidentin gjatë së premtes pasi ndodhet jashtë Prishtinës.
Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit.
Mospërcaktimi i emrit të kryeministrit për formimin e Qeverisë, pamundëson numërimin mbrapsht të 15 ditëve afat që Kushtetuta i jep atij, për formimin e kabinetit qeveritar dhe propozimin në Kuvend për votim.
E krijimin e Qeverisë nga Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike e she të vështirë shoqëria civile, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit pa marrëveshje mes tyre.
Megjithëkëtë Demhasaj thotë se partitë kanë sërish zgjidhje për të ecur përpara në arritjen e marrëveshjes.
Për shoqërinë civile Vetëvendosje do ta ketë të vështirë ta qeverisë e vetme vendin, në veçanti për proceset e mëdha që e presin si marrëveshja me Serbinë e vazhdimi i mandatit të Gjykatës Speciale.
/Alberta Hashani/
Top Channel