Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe betimit të deputetëve për legjislaturën e shtatë të Kuvendit, kryetari i sapozgjedhur, Glauk Konjufca ka folur para deputetëve.

Në fjalën e tij ai është zotuar se Kryesia e re e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve.

“Ne qysh në fillim duam të ju falenderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falenderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu sci kërkohet me shumë nder sipas kushtetutës sonë që është në fuqi. I falenderojmë ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive”, tha ai.

Propozimi i kryeparlamentarit u bë nga LVV, ndërkohë që deri më parë, nisur nga negociatat që dy partitë kishin, posti i kryetarit të Kuvendit i takonte LDK-së.

Ju kujtojmë se ditën e sotme, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kreu Isa Mustafa doli në një deklaratë për shtyp ku foli sa i takon marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje duke propozuar dy alternativa. E para, ofrimin e 5 ministrive për LDK-në dhe 5 për LVV-në, ndërsa e dyta nëse LVV nuk është gati me këtë marrëveshje, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat dhe t’ia lërë këto LVV-së dhe të votojë për LVV votimin e të gjitha pozitave pa LDK-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA