Vetëm para pak kohësh Princesha Elia Zaharia ka publikuar librin e saj të parë për fëmijë që titullohet “Trëndafili i Bardhë”, i cili pasqyron historinë e mbretëreshës Geraldinë.

Ky libër është sjellë në formën e një përralle dhe i kushtohet Mbretëreshës Geraldine dhe jetës së saj nga fëmijëria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I.

Pas promovimit të librit të saj dhe suksesit që pati në Panairin e librit, Elia Zaharia këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel ka treguar se ka plane të tjera për librin e saj të parë, e cila dëshiron që ta kthejë në një film të animuar.

“Për momentin kam dëshirë që përralla të kthehet në një film të animuar dhe besoj ky do të jetë një projekt pak ambicioz, por shpresoj që do ta arrij dhe do të përpiqem që të gjej një ekip të mirë këtu në Shqipëri ose në Kosovë që mund të realizoj një film të mirë të animuar me idenë përta eksportuar edhe jashtë”, është shprehur ajo.

Autorja ka deklaruar se librin e ka shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA