I dha fund miqësisë me Fifin pas fitores në “Këngën Magjike”? Flet për herë të parë Eneda Tarifa se si qëndron e vërteta

26/12/2019 00:34

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”, por kjo e fundit u shpall fituese. Ky vendim u pasua me shumë diskutime, ku shumë njerëz mendonin se duhet ta fitonte Fifi.

Pas përfundimit të Këngës Magjike, u përfol shumë se miqësia mes Enedës dhe Fifit nuk ishte më njësoj, por asnjëra nga të dyja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë fakt, të paktën deri më sot.

Eneda Tarifa e ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel është pyetur pikërisht për këtë gjë, e cila i ka mohuar këto fjalë.
“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.

Ndër të tjera ajon ka treguar edhe këngën e saj të preferuar në “Këngën Magjike”, e cila është kënga e Marsela Çibukaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA