Korça mbetet destinacioni kryesor në Shqipëri për festa. Këtë Krishtlindje janë të shumtë ata që kanë zgjedhur Korçën për të festuar pasi ky qytet ofron shumë me atraksionet dhe aktivitetet argëtuese të tij.

4000 shtretër në bujtinat dhe hotelet e Korçës por edhe rrethinat Dardha Voskopoja e Boboshtica janë rezervuar jo vetëm për Krishtlindje por edhe për natën e vitit të ri ndërsa Pazari i Vjetër e pista e patinazhit mbeten më të frekuentuarat për ata që vijnë nga Tirana Vlora Elbasani Shkodra e shumë qytete të Shqipërisë apo edhe turistët e huaj.

Përveç festimeve dhe argëtimit qytetarët e Korçës nuk lenë pas as ritualet fetare. Prej mëngjesit ata i janë drejtuar Kishës Katedrale Ringjallja e Krishtit për të ndjekur meshën dhe për të marrë urimet e festës e më tej do të konsumojnë drekën tradicionale në familjet e tyre.

Top Channel