Në qytetin e Shkodrës qindra besimtarë katolikë u mblodhën në Katedralen e “Shen Shtjefnit” aty ku morën pjesë në meshën e Krishtlindjes, qe u drejtua nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.

Ai bëri thirrje për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë teksa kishte një lutje te veçantë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët akoma jetojnë në çadra.

Për familjet shkodrane, Krishtlindja apo Kshnellat, siç njihet në Shkodër, mbetet festa me e veçantë.

Lezhjanët e kanë kremtuar lindjen e Krishtit në katedralen e Shën Nikollit. Besimtarë të shumtë janë bërë pjesë e meshës së shenjtë që është celebruar nga Imzot Oftavio Vittale, i cili ne fjalën e tij ka vendosur theksin tek nevoja e ndihmës ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që të kemi një jetë në paqe e harmoni të plotë.

Atmosfera e Krishtlindjeve ka qenë prezente në të gjitha rrethet e Jugut të vendit. Dhjetëra ceremoni fetare që kremtuan lindjen e Krishtit zunë vend në kishat e Gjirokastrës , Përmetit, Sarandës dhe Delvinës. Nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër ku qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit, at Theodhori uroi për më shumë paqe dashuri dhe harmoni për të ardhmen. Disa mijëra emigrantë kanë mbërritur për të festuar Krishtlindjet në vendlindje që prej fillimit të javës.

Krishtlindjet në qytetin e Vlorës, pritet me atmosferë festive nga të gjithë qytetarët. Kjo festë është ajo që bashkon njerëzit me njeri tjetrin me urimin Paqe dhe Dashuri.qytetarët e Vlorës shprehen se këtë ditë ata e kalojnë pranë familjes së tyre duke shijuar tavolinën tradicionale. Në këtë dita ka dhe qytetar që dalin për të festuar ditën zyrtare të pushimit dhe nuk e festojnë, por ka dhe qytetare që shprehen se festojnë çdo festë pavarësisht besimeve.

Edhe ne berat besimtaret ortodokse dhe qindra emigrante te ardhur për festa kane kremtuar krishtlindjet ne ceremoninë e zhvilluar ne katedralen e Shen Dhimitrit. Mesha e shenjte u kremtua nga Mitorpoliti i Beratit, Vlorës e Kaninës Imzot Ignati. Ai uroi shqiptaret për me shume begati e harmoni ne familje.

Ne Durrësin qe ende nuk e ka marrë veten nga tërmeti i 26 nëntorit besimtarët kanë kremtuar lindjen e Krishtit, duke u lutur dhe shpresuar për një vit më te mirë.

Top Channel