Foto arkivë

Shumë prej emigrantëve që jetojnë në Greqi kanë zgjedhur që edhe këtë vit t’i festojnë Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve në vendin e tyre.

Një fluks i shtuar i mjeteve është vërejtur duke filluar nga dita e djeshme, më 24 dhjetor, kur 8260 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë hyrë në pikën kufitare të Kapshticës. Një numër më i vogël, 2674 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur të largohen dhe t’i festojnë këto ditë jashtë Shqipërisë.

Aktualisht, në këtë pikë kufitare, po punohet në hyrje me 4 sportele për të bërë më të lehtë qarkullimin e mjeteve.

Top Channel