Drekë Krishtlindjeje për të prekurit e tërmetit, i pranishëm edhe Meta

25/12/2019 16:43

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në ‘facebook’ ka bërë me dije se ditën e sotme ka marrë pjesë në drekën e shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Statusi i Metës:

Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë “Zoja e Ngritur në Qiell” për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras, për të ndarë me ta urimet më të ngrohta e të përzemërta në këtë Ditë të Bekuar.

Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t’u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t’i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.

Falenderoj Kryeipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo që më ftoi për të kaluar disa çaste të paharruara gëzimi me këto familje të dashura.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA