Arsenal ofron Xhakën për lojtarin e Leicesterit
25/12/2019 14:36
Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta kërkon përforcime të menjëhershme në janar ndërsa ka gati edhe listen e largimeve ku mes emrave është Granit Xhaka.
Mesfushori me origjinë shqiptare ka oferta të shumta në Europë por klubi mësohet se dëshiron ta përdorë për të arritur te një emër tjetër.
Wilfred Ndidi i Leicester ka impresionuar topçinjtë të cilët do të bëjnë në janar një ofertë të rëndësishme prej 40 milionë paund dhe kartonin e Granit Xhakës për të bindur Leicester që ta lërë të lirë./KosovaPress/
Top Channel