Mario Mandzukic gjen gjuhën e përbashkët me Al Duhail dhe transferohet te kampionët e Katarit aty ku do të gjejë ish-shokun e tij të skuadrës Mehdi Benatia.
Pas 6 muajve si i burgusor te Juventusi ku as nuk stërvitej dhe as nuk luante me bardhezinjtë, sulmuesi kroat ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kontinentin aziatik.
Fillimisht mediat italiane nxorrën lajmin se marrëveshja mes palëve dështoi por mesa duket, drejtuesit e Al Duhail e kanë rritur vlerën e kontratës në orët e fundit, dhe Mandzukic ka nënshkruar zyrtarisht me Al Duhail.
Mandzukic ka firmosur një kontratë 18-mujore me Al Duhail. 33-vjeçari largohet nga Juventusi pas 4 vitesh e gjysmë ku ka regjistruar 162 ndeshje të luajtura 44 gola, teksa ka fituar edhe 9 trofe brenda Italisë me bardhezinjtë.
Top Channel