Vlorë/ Nxirren mjetet e lundrimit nga deti, rrezik mbytjeje dhe përplasjeje me gurët
24/12/2019 13:31
Vijon që të ketë dallgë të mëdha përgjatë gjithë bregdetit të Vlorës.
Në zonën e Radhimës, pronarët e mjeteve detare kanë nxjerrë nga deti mjetet e tyre nga rreziku i mbytjes dhe përplasjes me gurët.
Ndërkohë qe mjeti tip gomone, të cilin dallgët e kishin futur nën ujë është gjetur nga peshkatarët rreth 70 m nga bregu.
Top Channel