Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkoi masën e “detyrimit me paraqitje” për këngëtarin Aleksandër Gjoka.

Kështu, këngëtari është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mësohet se Aleksandër Gjoka i ka thënë gjykatës se ky ishte një rast i veçuar.

Aleksandër Gjoka u arrestua dje, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA