Top Story/ Si i orientojnë mjekët e martenitetit “Koço Glozheni”, në klinikat e tyre private për fertilizimin in vitro

24/12/2019 21:34

Doktor Orion Gliozheni në vitin 2009 ka qenë mjek i spitalit që mban emrin e babait të tij. Ai ka qenë pjesë e specialistëve që bënë aplikimin pranë BE-së, për ngritjen e kësaj qendre brenda maternitetit. Por ai kundërshton vet-veten kur thotë që porositë nuk u bënë nga njerëzit e duhur dhe kësisoj mungojnë pajisjet në laborator.

Nëse bëhet një aplikim për laboratorët të fekondimit inVitro, pakoja vjen e plotë. Mos ndoshta Bashkimi Europian nuk e dinte se cilat janë pajisjet e një laboratori të tillë?! Dhe priste që ti mësonte nga specialistët shqiptarë.

Zot Gliozheni sot ka edhe një klinikë private. Aty ai i ofron të gjitha shërbimet e fekondimit in Vitro.

Falë projektit të vitit 2009, në të gjitha vendet e Adriatikut u bë e mundur që procedurat e Fertilizimit in Vitro të kryhen në spitale shtetërore. Ndërkohë vetëm në Shqipëri, kjo nuk u arrit.

Duket shumë e pamundur që Bashkimi Europian pasi miratoi kërkesën e Shqipërisë të sillte këtu vetëm gjysmën e pajisjeve. Kaq më shumë gjasa që ato pajisje ti ketë vjedhur një dorë rrugës dhe sot mund të kenë përfudnuar në ndonjë klinike private.

“Ishte një tentativë shumë e mirë për ta ofruar këtë shërbim nga shteti, e jashtëzakonshme, që jepte shpresë çifteve që nuk mund ta paguanin, ishte një tentativë e mbetur në tentativë”, – tregon Fatlinda Tahiri Berisha, Eksperte në fushën e Infertilitetit

Kur pyetëm juristen e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë projekt të harruar prej 7 vitesh ajo tha se akoma janë duke punuar.

“Ministria e Shëndetësisë po ndërmerr hapat e nevojshëm. Është ngritur një grup pranë Ministrisë për të bërë vlerësimin për ta vendosur në eficiencë dhe për ta ofruar këtë shërbim edhe në maternitetin publik në Tiranë”, – thotë Antoneta Njehrrena, Drejtore Juridike, Ministria e Shëndetësisë.

Më absurde se mungesa e paisjeve nga Evropa, duket puna e grupit të ministrisë që ka 7 vjet dhe nuk po e mbarojnë dot atë laborator. Mos vënia e tij në funksion duket më shumë si problem i shkaktuar me dashje. Vetë mjekët dhe ministria i kanë shërbyer interesave të klinikave private. Nëse do të hapej ky laborator shtetëror, këtyre klinikave do ti iknin nga duart miliona euro.
Në 6 vitet e fundit, qeveria shqiptare ka dhënë me koncesion shërbime shëndetësore për check-up, sterilizimin dhe hemodializën dhe shërbime kardio-kirurgjie me një vlerë që i kalon 300 milionë euro.
Kurse për shërbimin e fertilizimit in Vitro, shteti nuk të ofron asnjë paketë lehtësuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA