Për të parë se çfarë anomalish ka ligji Shqiptarë për fertilizimin inVitro, ne kemi marrë si model krahasues. Disa pjesë të ligjit Ukrainas.
Ja çfarë thotë neni 123 në legjislacionin ukrainas për riprodhimin e asistuar. Pika 1 rregullon rastin kur gruaja merr spermë ne një mashkulli që nuk është bashkëshorti i saj.
Nëse gruaja fekondohet me teknika të përpunimit artificial me pëlqimin me shkrim të burrit të saj, ky i fundit regjistrohet si babai i fëmijës të lindur nga gruaja e tij.
Pika 2 rregullon rastet kur një çift lind fëmijët me nënë surrogato.
Nëse qeliza nga bashkëshortët i janë vendosur një gruaje tjetër, bashkëshortët do të jenë prindërit e fëmijës.
Pika 3 e këtij neni rregullon rastet kur një çift lind fëmijë me një vezë të dhuruar.
Çdo herë që një vezë e ngjizur nga burri me një femër tjetër i vendoset gruas së tij, fëmija konsiderohet se është i lidhur me bashkëshortët.
Pra ligji Ukrainas njeh si prindër të fëmijës ata që e kanë porositur këtë shtatzëni inVitro, dhe jo ata që kanë dhuruar materialin biologjik. Në rastin e surrogatos, prindërimin ia njeh përsëri çiftit që ka porositur fëmijën dhe jo gruas që mbajti fetusin për 9 muaj në bark, pra surrogatos.
Tani le ti hedhim një sy ligjit në Greqi për surrogracinë, se si është lejuar dhe rregulluar ky proces.
Ligji 3305/2005 Gruaja duhet të jetë në gjendje të dëshmojnë se ka një indikacion mjekësor që nuk mund të mbajë fëmijën. Si në të gjitha juridiksionet, surrogatot duhet të kalojnë teste mjekësore dhe psikologjike, në mënyrë që të dëshmojnë para gjykatës se janë të aftë nga ana mjekësore dhe mendore.
Nëna surrogato nuk do të figurojë ligjërisht në asnjë dokument si nëna e fëmijës. Të vetmit prindër të fëmijës do të jenë ata që kanë kërkuar që fëmija e tyre të lind me një nën surrogato. Kjo vlen edhe nëse një dhurues vezësh ose spermës përdoret nga njëri prej partnerëve.
Top Channel