Taraboshi kthehet në Betlehem/ Etrit kapuçin të Shkodrës improvizojnë lindjen e Krishtit
24/12/2019 15:15
Mali i Taraboshit u kthye në Betlehemin e Judese. Besimtarët e krishterë dhe eterit Kapuçin të Shkodrës, na rikthyen pas në kohë, në periudhën kur lindi Krishti.
Në vigjilje të Krishtlindjes, të rinjtë e kishës improvizuan Betlehemin e Gjallë, stallën ku qëndrojnë Maria dhe Jozefi, ushtaret romak, mbretin Herod, dijetarët si dhe barinjtë të cilët marrin lajmin e mirë të lindjes se Jezus Krishtit.
Kjo është një pune rreth 2 mujore e të rinjve shkodranë, për të cilët Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra ka një apel. Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, ai I’u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve e sidomos rinisë, që të mos e braktisin vendin.
Klodian Zhivani
Top Channel