Ashtu siç kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi gjatë një daljeje për mediat, fill pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së; takimi i qeverisë ka vendosur sa i takon shpërblimeve për pensionistët/et në fundvit.
Top Channel mëson se në mbledhjen tashmë të përfunduar është vendosur që të gjithë pensionistët të shpërblehen me 30 mijë lekë të vjetra.
Sot, para mbajtjes së mbledhjes në fjalë Rama tha se “duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve” pasi “situata nuk është normale dhe dëmet nga tërmeti janë të mëdha”.
Po kështu, ditën e djeshme, gjatë mbledhjes me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u shpreh:
“Nesër kemi mbledhje e qeverisë dhe do të flasim dhe për këtë. Çfarë na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm, jo të frenuar se ideja ka qenë të mos cenojmë prioritete dhe pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta neglizhojmë. Mirëpo jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë duhet të presim konferencë, që të kemi një qartësi sa do të jetë barra e përgjithshme”.
Top Channel