
25/02 09:42
Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë nuk ka ultimatum ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, se për sa kohë do të zgjaten diskutimet me këtë avaz të mos pajtimeve.
Kjo për shkak të shpresave se LDK-ja do të pranojë presidentin konsensual. Megjithëse u paralajmërua një takim mes Kurtit e Mustafës në ora 13, kjo nuk ndodhi.
Pas takimit me strukturat e ngushta të partisë, Mustafa tregoj se nuk është ftuar për bisedime nga Kurti.
Nëse partitë nuk gjejnë gjuhën e përbashkët rezultati do të jetë zgjedhja. Betimi i deputeteve të legjislaturës së shtatë do të bëhen në seancën e së enjtes, por Kuvendi nuk do të jetë i kompletuar pa votimin e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të tij.
Top Channel