28 gra nga 56 që vuajnë dënimet në burg do të lirohen me amnistinë e fundit, ndërsa për gjysmën tjetër është marrë vendimi për uljen e dënimit me 1/3.

Ndërkohë, Qeveria nuk është treguar kaq bujare me burrat që vuajnë dënimet në burgje.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se nga aministia do të përfitojnë ata burra të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 2 vjet, vendim i formës së prerë deri më datë 30.09.2019, ose u kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Një kateogri tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë dënuar për vepra penale që janë të ndaluara për të fituar nga aministia.

Nëse disa prej të dënuarve përmbushin kriterin e moshës ose afatin 2 vjeçar, por janë dënuar për vepra të rënda penale, nuk përfitojnë nga aministia, theksoi ministrja Gjonaj.

Që amnistia të bëhet zyrtare duhet të marrë edhe aprovimin e Parlamentit.

  Aministi për fundvitin, 28 gra do lirohen nga burgu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA